LAJMI I FUNDIT:

Teatri Kombëtar i Kosovës miratoi repertorin për vitin 2020

Teatri Kombëtar i Kosovës miratoi repertorin për vitin 2020

Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se ka miratuar këto projekte për repertorin artistik të vitit 2020:

Skena e madhe:


1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020)

2.“Trilogji” nga Beqir Musliu

3.“Shakespare in Love” nga Lee Hall

4.“La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (dramë me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime:

1.“Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani)

2. “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës miratoi po ashtu raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për Skenën e Vogël 2020:

Skena e vogël:

1. “Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia nga Kaltrim Balaj

2. “Stefani” nga Ag Apolloni – regjia nga Ben Apolloni

3. “Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett – regjia nga Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)

4. “Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia nga Gëzim Hasani

5. “Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn – regjia nga Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).