LAJMI I FUNDIT:

A do të zgjatet mandati i kryetarëve të komunave në Maqedoni?

A do të zgjatet mandati i kryetarëve të komunave në Maqedoni?

Gjykata Kushtetuese do të vendosë këtë të mërkurë për fatin e mandatit të kryetarëve të komunave, edhe pas 15 majit, për shkak të pamundësisë që së shpejti të organizohen zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata do të vendosë edhe për nismën e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Kongresit Botëror Maqedonas.


Zgjedhjet lokale nuk janë shpallur për shkak të bllokimit të Kuvendit nga ana e OBRM-PDUKM-së e cila kundërshtonte votimin në Kuvend, duke dashur me çdo kusht të mbetet në pushtet./Telegrafi/