LAJMI I FUNDIT:

Të vërtetat që zbulon vetëm pas ndarjes së parë!

Të vërtetat që zbulon vetëm pas ndarjes së parë!

Nuk ka ndarje të thjeshta. Pavarësisht ndjesive, çdo shkëputje lë pasojat, lëndimet dhe nxjerr mësimet e veta

Gjithsesi, të gjithë jemi të vetëdijshëm që ndarja prej dashurisë së parë, merr çmimin e asaj “më të dhimbshmes”, por çfarë lë pas?


Nuk mund të gjesh askënd si dashuria jote e parë

Thjesht, s’mund të presësh që kjo të ndodhë. Por duhet të tregohesh i hapur ndaj njerëzve të rinj, që të ofrojnë përvoja dhe ndjenja të reja. Mos u kap pas të shkuarës aq sa për të mos jetuar të tashmen. Ishe me fat, sepse njohe dikë si ai, por kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të tjerë që presin të gjeni, shkruan Bustle.

Ndryshimi mund të jetë diçka e mirë, nëse ti do.

Është e dhimbshme, sepse nuk je mësuar me diçka të tillë. Por ndryshimi i vërtetë nis që aty. Tani që ke më shumë kohë për veten, duhet të mendosh se si ta menaxhosh. Gjej një pasion dhe përkushtoju atij.

Kalo kohë me familjen, merru me një hobi që ndoshta më parë e kishe lënë pas dore, ndërsa mendoje për të. Jeta jote do të ndryshojë shumë tani e tutje, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe.

Ndihesh më mirë kur i shpreh ato që ndjen, me zë të lartë

Është e natyrshme që të ndihesh përzishëm; mall, mungesë, inat, trishtim, gëzim i beftë; pak a shumë kështu ndihen të gjithë pas një ndarjeje. Por nëse nuk i thua në çfarëdolloj mënyre, i heq vetes mundësinë për t’u përballur me ndjenjat e tua.

Kur diçka e thua me zë të lartë, je duke ia thënë vetes, përpara se të tjerëve. Shkruaj, fol me miqtë, qaj; është e rëndësishme të kuptosh se sa thellë të ka prekur ndarja, t’i shkosh deri në fund. Vetëm kështu nuk do të kesh rrugë tjetër, veçse të kthehesh mbrapsht, drejt normalitetit.

Mëson të vlerësosh marrëdhëniet me njerëz të tjerë

Një ndarje është si një shenjë; të kujton se ke shumë njerëz që të qëndrojnë pranë (të cilët ndoshta i ke harruar ndërsa kaloje gjithë ditët me të). Por miqtë e vërtetë, të afërmit më të dashur, ti kupton se kanë qenë pranë teje gjatë gjithë kohës, dhe se janë përpjekur të të japin drejtimin e duhur. Është koha t’ua shpërblesh.

Ndoshta më tej, mund të jeni shokë

Nëse vërtet ju dhemb shpirti të mos e keni më dikë të tillë në jetën tuaj, nuk është e pamundur. Natyrisht që nuk do të takoheni çdo ditë, të hani darkën bashkë apo të përqafoheni pa ndier aromën e njohur të njëri-tjetrit, por ndoshta është më mirë të nisni ta shihni njëri-tjetrin me një sy tjetër. Ndodh që kështu, të mund të shkëputeni shpirtërisht prej tij.

Duhet të punosh fort që të nxjerrësh më të mirën nga vetja

Sepse nëse arrin më të mirën tënde, që është të bëhesh i fortë, ta përballosh diçka të tillë pa gjurmë të pandreqshme, do të thotë se tanimë je i aftë për të tërhequr njerëz të tjerë, që do të dashurojnë natyrën e lirë e të pamposhtur tënden, citon Anabel.

Me shumë mundësi nuk ke për të ndier më aq shumë emocione bashkë si në kohën kur ishe me të, por ka për të qenë më mirë kështu; do të mësosh të dashurosh me mendje më shumë sesa me zemër, dikë i cili nuk ka për të qenë një fatalitet në jetën tënde. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori