LAJMI I FUNDIT:

”Të vazhdohet mandati i PSP-së për të ngritur më shumë aktakuza”

”Të vazhdohet mandati i PSP-së për të ngritur më shumë aktakuza”
????????????????????????????????????

Lidhja Demokratik e Pavle Trajanovit vazhdon t’i jep mbështetje të madhe Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se PSP-ja duhet të vazhdojë me punë me kapacitet të plotë, ligjshmëri, profesionalizëm dhe transparencë, ngjashëm si deri tani.


LD-ja thotë se duhet bërë çmos që mandati i PSP-së të vazhdohet që të ketë mundësi të ngritë edhe më tej aktakuza, por nuk mbështet përfshirjen e saj në prokurorinë e rregullt.

Si garancë për pavarësinë e saj, LD-ja porpozon përcaktim të pozitës dhe kompetencave të PSP-së përmes ligjit dhe me shumicë prej dy të tretave në Kuvend./Telegrafi/