LAJMI I FUNDIT:

Do të vaksinohen gjedhet në Maqedoni

Do të vaksinohen gjedhet në Maqedoni

Pas shfaqjes së sëmundjes ”lëkura e pezmatuar” te gjedhet, Maqedonia ka vendosur që të bëjë vaksinimin e plotë të tyre, gjithsej 225 mij koka gjedhesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vaksinimi do të fillojë pas dy deri tre javësh, kur edhe duhet të arrijnë vaksinat që tashmë janë porositur, ndërkaq deri tani janë regjistruar 34 zona të kësaj sëmundje në 14 komuna të vendit, kryesisht në pjesën lindore të Maqedonisë. Të sëmura janë 30 koka kafshësh, ndërkaq 524 të tjera ka gjasa të jenë prekur./Telegrafi/