LAJMI I FUNDIT:

Të ushqyerit shëndetshëm gjatë Ramazanit, nutricionistja Vala Pupovci tregon cilat ushqime rekomandohen e cilat jo

Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik. Procesi i agjërimit gjatë Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimet dhe pijet, sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore.

Nutricionistja Vala Pupovci në një intervistë për Telegrafin me gazetaren Jehona Hulaj, ka treguar se si duhet të ushqehemi gjatë muajit të Ramazanit, dhe cilat janë benefitet që përfiton trupi i njeriut si në aspektin fizik, ashtu edhe atë shëndetësorë.


Pupovci ka theksuar se duke pasur parasysh se gjatë muajit të Ramazanit konsumojmë vetëm dy shujta, Iftarin dhe Syfyrin duhet të kemi një planifikim shumë të mirë të ushqimeve që konsumojmë gjatë këtyre shujtave.

“Agjërimi gjatë Ramazanit do të thotë abstenimi komplet nga ushqimi dhe pijet, mirëpo kjo nuk do të thotë që gjatë kohës prej Iftarit deri në Syfyr kur na lejohet të konsumojmë ushqim se duhet të marrim sasi të tepërta të ushqimit apo se duhet të marrim ushqime që kanë sasi të lartë të yndyrës dhe sheqerit. Është më rëndësi që këto dy shujta t’i shfrytëzojmë që të marrim sa më shumë lëndë ushqyese”, tha Pupovci.

Nutricionistja Vala Pupovci gjatë intervistës në Telegrafi.com

Nutricionistja, Vala Pupovci shtoi se agjërimi preferohet të prishet me lëngjet që përmbajnë shumë pak ose nuk përmbajnë fare kalori siç është uji, limonadat dhe çaji.

“Është mirë që të evitohet prishja e agjërimit me lëngje me sheqer të shtuar siç janë lëngjet e frutave apo lëngjet e gazuara për shkak se meqë përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe kalorive kjo mund të ndikojë në ndikim të peshës. Pas prishjes së agjërimit me hurma dhe ujë, është mirë që të vazhdohet me një supë”, tha Pupovci për Telegrafin.

Ajo përmendi edhe katër komponentët kryesor që duhet të përmbaj një shujtë e balancuar.

“Njëri prej tyre është të kemi një burim të proteinës ku mund të jetë mishi i kuq, mishi i pulës, mishi i peshkut, fasulet, produktet e qumështit apo vesa. Një burim të karbohidrateve, kryesisht komplekse ose integrale si psh: buka e zezë, orizi integral, patatja ejt, një burim i yndyrave të shëndetshme si psh: vaji i ullirit, farat e ndryshme dhe një burim të ushqimeve të freskëta si psh: perimet”, u shpreh Pupovci.

Pupovci rekomandoi që personat që agjërojnë të mos e shmangin syfyrin, pasi që sipas saj syfyri është shujtë shumë e rëndësishme gjatë Ramazanit.

Ajo tha se ushqimet që t’i shmangim gjatë periudhës së agjërimit janë ushqimet e fërguara me yndyrë shumë të shtuar që mund të ndikojnë në fryrje dhe kapsllëk, mund të shtojnë etjen, ushqimet me sheqer të shtuar dhe ushqimet me shumë kalori të cilat mund të ndikojnë edhe në shtim të peshës.

Duke folur për benifitet në aspektin shëndetësor që përfiton trupi i njeriut gjatë agjërimit, Pupovci përmendi se këto benifitje janë :humbja e peshës, ulja e tri glicerideve dhe yndyrave në gjak, rigjenerim të qelizave që prandaj ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike siç është diabeti, kancerit e ndryshme, dhe yndyrat në gjakë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori