Të tjera poza atraktive të Tunës nga pushimet

Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet në Republikën Dominikane, Altuna Sejdiu ka shpërndarë te tjera imazhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja e mirënjohur ka zgjedhur një vend të nxehtë për të pushuar në këtë periudhë kur te ne është stina e dimrit, ndërsa bashkë me të është edhe djali i saj, Tiani.
Dhe në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi gjysmë milion ndjekës, Tuna i ka publikuar disa imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.
Biondja e famshme ka sjellë disa fotografi, në të cilat shfaqet në plazh dhe me bikini, ndërkohë që e gjithë vëmendja është te fiziku i saj.
Në një tjetër fotografi të realizuar brenda një pishine, këngëtarja ka zgjedhur të vë në plan të parë pjesën e pasme të trupit të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































