Do të takohen Zoran Zaev e Ziadin Sela, diskutojnë çështjen e Qeverisë

Ziadin Sela dhe Zoran Zaev do të takohen të enjten, për të vendosur nëse Aleanca për Shqiptarët pranon ofertën LSDM-së për shkëmbim të ministrisë së Shëndetësisë me Sekretariatin për zbatimin e reformave apo do të lëshojë Qeverinë. Derisa Aleanca pretendon se i takojnë Shëndetësia dhe Pushteti lokal, LSDM-ja është e prerë, duan shëndetësinë. Takimit do t’i paraprijë mbledhja e kryesisë qendrore të ASH-së pas kthimit të Selës nga SHBA-të.
I kontaktuar nga Alsat M, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se gjithçka do të sqarohet pas takimit me Zaevin. Ndërkohë LSDM-ja ka propozuar Venko Filipçen për ministër të Shëndetësisë, por siç thonë socialdemokratët, propozimi nuk është dorëzuar në Kuvend për çështje teknike dhe për shkak të mosqartësimit të qëndrimeve me ASH-në. Filipçe njihet si kuadër i cili studimet i ka mbaruar në Ohajo dhe pjesën tjetër në Cyrih të Zvicrës. Ai ishte kundërshtonte Plenumin e Profesorëve por thotë se këtë veprim e ka bërë duke menduar se ka firmosur për formimin e një iniciative për reforma në Fakultetin e Mjekësisë. Sa i përket integristëve, ata kanë caktuar emrin e zv.ministrit të Arsimit. Vendin e Visar Ganiut do ta zë Arbër Ademi.
”Kjo zgjedhje tejkalon edhe situatën aktuale në Qeveri. Situata është zgjidhur dhe nuk tangon asgjë. Shumica parlamentare është stabile edhe me partinë e Zijadin Selës por dhe pa të dhe nuk ka asnjë dilemë që mund të ngrihet nga ky proces”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Në rast të ndryshimeve brenda shumicës, kjo e fundit është e bindur se numrat nuk mungojnë për votimin e kuadrove të reja. Qeveria llogaritë në dy numrat e PDSH-së, një të Vesel Memedit, deputetit Hamdi Bajram dhe të deputetit të pavarur Çedomir Sazdovski. Si datë e mundshme kur në seancë plenare mund të vendosen emrat e ministrave dhe zëvendësministrit, parashikohet të jetë 25 dhjetorit, por përderisa Sela dhe Zaev pastrojnë dilemat rreth Shëndetësisë nuk përjashtohet që propozimet për plotësimin vendeve vakante në rend ditë të jenë edhe në seancën e 22 dhjetorit./Alsat-M/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker