LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën do të shënohet Dita Botërore e Vullnetarizmit

Të shtunën do të shënohet Dita Botërore e Vullnetarizmit

Në partneritet me Zyrën për Qeverisje të mirë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, UNICEF, UNV, RYCO dhe organizatat joqeveritare PEN dhe LENS, shënojnë Ditën Botërore të Vullnetarizmit.

Të shtunën, më 5 dhjetor, prej orës 11:00, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit do të shënohet përmes organizimit të një bisede virtuale me katër panelistë të rinj nga fusha e vullnetarizmit.


Diskutimin mund ta ndiqni LIVE në faqet Telegrafi, Gazeta Express, si dhe nga faqet në Facebook të OSCE, UNICEF Innovations Lab dhe Peer-Educators Network.

Gjatë diskutimit do të flitet për rëndësinë e vullnetarizmit në jetën e të rinjve në Kosovë, zhvillimin dhe përvojat e tyre si vullnetarë gjatë pandemisë.

Gjithashtu gjatë kësaj ngjarje, do të njiheni me vullnetarët e vitit, të cilët do të prezantohen nga përfaqësuesit e MKRS-së, si dhe do te keni mundësi te parashtroni pyetje për panelin përmes komenteve direkte në LIVE video.