LAJMI I FUNDIT:

Të shtënë me armë zjarri në një dyqan në Kolorado, dyshohet se ka edhe viktima

Të shtënë me armë zjarri në një dyqan në Kolorado, dyshohet se ka edhe viktima

Policia rrethoi një dyqan ushqimesh në qytetin Boulder në shtetin amerikan të Kolorados.

E gjithë kjo pas një raportimi për një të shtënë me armë zjarri në shtetin amerikan.


Sulmuesi i  gjakosur në këmbë tashmë është arrestuar gjersa kishte hapur  zjarr edhe në drejtim të policisë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por siç raportohet nga abcnews, mbërritën dy helikopterë të ndihmës së shpejtë.

Një video u shfaq në Twitter duke treguar dy persona të shtrirë në parking dhe në sfond u dëgjua një zë që thoshte “Na duhet një ambulancë!”. /Telegrafi/