LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në shtetin e Virginias, raportohet për dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Të shtëna në shtetin e Virginias, raportohet për dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Dy persona kanë vdekur si dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur në Virginia të SHBA-së, pas të shtënave të shumta buzë oqeanit në Virginia Beach, thanë autoritetet të shtunën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, policia zbuloi të paktën tetë viktima të të shtënave “në skenën origjinale të krimit” pranë Rrugës 20 dhe Atlantic Avenue kur mbërritën të premten në orën 11 të mbrëmjes.


Derisa policia po hetonte skenën e parë të krimit, të shtënat ndodhën rreth një blloku më tutje afër Rrugës 20 dhe Pacific Avenue, derisa një individ u konfrontua nga një oficer i policisë së Virginia Beach.

Oficeri më pas qëlloi dhe vrau personin duke u përshkruar nga autoritetet si ndërhyrje e policisë.

Një person i dytë rezultoi po ashtu i vdekur në një incident tjetër të të shtënave aty pranë, derisa autoritetet po përpiqen ende për ta përcaktuar se çfarë ndodhi por nuk besojnë se kishte të bënte me ngjarjet paraprake.

“Ajo që mund të shihni është se kemi një incident shumë kaotik, një natë shumë kaotike në Beach. Shumë skena të ndryshme krimi”, tha shefi i policisë së Virginia Beach, Paul Neudigate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori