LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një kolegj në SHBA, vritet një person, arrestohet sulmuesi i armatosur

Të shtëna në një kolegj në SHBA, vritet një person, arrestohet sulmuesi i armatosur

Një i dyshuar është arrestuar për të shtënat në Kolegjin Rose State në Oklahoma, në të cilën një person u vra, tha sot shefi i policisë së qytetit Sid Porter.

Kolegji Rose State ka më shumë se 13,000 studentë dhe 60 programe akademike, transmeton Telegrafi.


Porter shtoi se ka qenë një incident familjar, pra se sulmuesi dhe viktima kanë lidhje familjare.

Kolegji fillimisht postoi në Twitter se ishte një sulmues dhe se ata që ishin aty pranë do të evakuoheshin, por autoritetet më vonë thanë se ishte një incident i izoluar. /Telegrafi/