LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në kampin e trajnimit të BE-së në Mali

Të shtëna me armë në kampin e trajnimit të BE-së në Mali

Tre sulmues qëlluan me armë zjarri në Misionin e Trajnimit të BE-së në Mali (EUTM) të dielën në mëngjes, tha misioni në një postim në Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, askush nuk u lëndua dhe asnjë pronë nuk u dëmtua.


Sulmuesit qëlluan në hyrje të qendrës stërvitore në Koulikoro, sipas postimit.

Forcat e sigurisë të pranishme ua kthyen zjarrin sulmuesve dhe menjëherë më vonë, ata u larguan.

“Të gjithë ushtarët gjermanë janë mirë”, kanë bërë të ditur forcat e armatosura gjermane.

EUTM drejton një mision stërvitor për forcat e armatosura Maliane në Koulikoro, në verilindje të Bamako.

Gjeneral brigade gjermane Jochen Deuer mori komandën e afërsisht 950 ushtarëve të EUTM në vendin e Afrikës Perëndimore më 7 korrik.

Qëllimi i misionit, i cili po zhvillohet që nga viti 2013, është të trajnojë forcat në rajon për t’i mundësuar atyre që të kundërshtojnë grupet terroriste islamike.

Situata e sigurisë në Mali është tensionuar më shumë në muajt e fundit, me dy puçë ushtarakë brenda një viti. /Telegrafi/