LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Teksas, vriten nëntë persona – sulmuesi qëllohet për vdekje nga policia

Të shtëna armësh në Teksas, vriten nëntë persona – sulmuesi qëllohet për vdekje nga policia

Një person i armatosur qëlloi dhe vrau nëntë persona dhe plagosi të paktën shtatë, në një qendër tregtare në veri të Dallasit dje, tha policia kurse personi i armatosur u vra.

Personi i armatosur, për të cilin autoritetet besojnë se veproi i vetëm, u vra nga një oficer pasi hapi zjarr jashtë dyqaneve Allen Premium në Allen, Teksas, tha shefi i policisë së qytetit Brian Harvey në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.


Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jon Boyd, tha në të njëjtën konferencë për shtyp se departamenti i tij ka dërguar të paktën nëntë viktima me plagë me armë zjarri në spitalet lokale, dy prej të cilëve vdiqën.

Medical City Healthcare, e cila drejton 16 spitale në zonë, tha se qendrat e saj të traumës po trajtonin tetë viktimat e plagosura, të cilët varionin nga mosha 5 deri në 61 vjeç. Nga spitali nuk tha se si ishte gjendja e tyre.

Pamjet televizive nga ajri treguan qindra njerëz duke u larguar me qetësi nga qendra tregtare, e vendosur rreth 40 kilometra në verilindje të Dallasit, pas shpërthimit të dhunës, shumë prej tyre me duart lart ndërsa dhjetëra oficerë policie qëndronin para tyre.

Një dëshmitar okular i paidentifikuar i tha televizionit ABC se personi i armatosur “po ecte nëpër trotuar dhe qëllonte kudo”.

Gjaku mund të shihej në trotuaret jashtë qendrës tregtare dhe çarçafë të bardhë që mbulonin ato që dukej të ishin trupa. Në disa video në rrjetet sociale, sulmuesi shihet i shtrirë në rrugë pasi është qëlluar nga policia.

Disa dëshmitarë okularë e përshkruan sulmuesin si një burrë të veshur me të zeza, me mjete luftarake.

“Kam dëgjuar rreth dhjetë të shtëna, pastaj dhjetë deri në pesëmbëdhjetë të shtëna të tjera – e shohim këtë djalë të veshur me të zeza, të veshur me jelek, vetëm duke qëlluar mbi njerëzit,” tha njëri, duke shtuar “sapo arritëm në pjesën e pasme të dyqanit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori