LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Vlorë, plagosen tre persona

Të shtëna me armë në Vlorë, plagosen tre persona

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se policia po zhvillon kontrolle në zonën e Pyllit të Sodës për të ndaluar të dyshuarit që kanë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja në lokalin e shtetasit A.B, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në sallën e operacionit.


Gjithashtu konfirmohet se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ka identifikuar dy autorët si shtetasit E.XH e Sh.L dhe është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të policisë së Vlorës janë vënë edhe Delta Force e FNSH e Fierit.

Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.

Njoftimi i policisë

“Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale.

Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit”./tch/