LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Sacramento – raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Sacramento – raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Një person është duke u kërkuar në Sacramento, California, pasi të premten në mbrëmje kishte pasur të shtëna armësh në një qendër tregtare, nga të cilat të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë në Sacramento në mediat sociale nuk e konfirmuan vdekjen, por media të shumta raportuan për diçka të tillë.


I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, shkroi policia në Twitter, duke shtuar, “Nuk ka asnjë kërcënim aktiv në këtë kohë”.

Ndërkohë personi i plagosur u dërgua në një spital të traumës me dëmtime kërcënuese për jetën, njoftoi FOX 40 i Sacramento.

Viktimat ishin një burrë i rritur (i cili u vra) dhe një adoleshent, sipas Sacramento Bee.

Siç thuhet më tej, personi në fjalë, i cili dukej të ishte midis 18 dhe 25, iu afrua dy personave në qendër dhe hapi zjarr ndaj tyre, tha policia.

Ai më pas doli me vrap nga ndërtesa.

Qendra Arden Fair, ku ndodhi të shtënat, u evakuua pas incidentit, njoftoi Bee.

“Ne po presim më shumë detaje mbi incidentin e mbrëmjes”, shkroi kryebashkiaku i Sacramento, Darrell Steinberg menjëherë pas të shtënave. “Ne jemi shumë të shqetësuar nga rritja e dhunës me armë në Sacramento dhe qytete të tjera gjatë pandemisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori