LAJMI I FUNDIT:

A do të shqyrtohet nesër kushtetueshmëria e PSP-së?

A do të shqyrtohet nesër kushtetueshmëria e PSP-së?

Sipas të gjitha gjasave, në mbledhjen e nesërme të saj, Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë kushtetueshmërinë e ligjit për themelimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime të kësaj gjykate për agjencinë META thonë se nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës, ndërkaq seanca do të fillojë në ora 9 të mëngjesit.


Nga ana tjetër, ”Revolucioni Laraman” vazhdon numërimin deri te ultimatumi i tyre, dërguar Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese, ku çështja e diskutimit të kushtetueshmërisë së PSP-së, është njëra nga kërkesat e Revolucionit. Ultimatumi skadon më 18 qershor./Telegrafi/