LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë që kthehen dhe bëjnë diferencën – profili i një pioneri në industrinë e marketingut shqiptar

Të rinjtë që kthehen dhe bëjnë diferencën – profili i një pioneri në industrinë e marketingut shqiptar

IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH EDITION, PLEASE CLICK HERE.

Në fillim të viteve 2000 largimi nga vendi konsiderohej si një zgjedhje mëse legjitime për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Shkaqet dihen tashmë. Për një pjesë të tyre emigrimi ishte jetik, vendet perëndimore ofronin një standard jetese të cilin Shqipëria nuk mund ta siguronte. Ndërkohë shumë të rinj të tjerë e shikonin emigrimin si mënyrën e vetme për t’u rritur profesionalisht apo për të ndjekur studimet. Fenomen i rrallë e gati i pamundur mbetej vetëm një: kthimi i të rinjve në Shqipëri.

Historia e Gertonit është një nga ato rastet e rralla kur dikush noton haptazi kundra rrymës me intuitën dhe bindjen se ka bërë “zgjedhjen e jetës”. Pasi përfundoi studimet për Design and Communication në Mbretërinë e Bashkuar, për habinë e shumë miqve të tij, Gerton Bejo vendosi të kthehej në Shqipëri. Jo vetëm kaq, në mesin e tranzicionit shqiptar, Gertoni u kthye me idenë e qartë për të themeluar një nga të parat agjenci dizajni dhe marketingu në vend. Asokohe, për shumë miq e bashkëpunëtorë të Gertonit, iniciativa e tij dukej diçka e pamundur, e pakonceptueshme. Fusha ku ai vendosi të përqëndronte aktivitetin e tij ishte gati e pashkelur, e panjohur. Në ditët e sotme, pas gati 17 viteve punë në një terren të vështirë, vizioni i tij është materializuar plotësisht. Sot, mund të themi se kemi të bëjmë me një pioner të industrisë së komunikimit në Shqipëri.

Për pothuajse këdo që është pjesë e komunitetit kreativ dhe të marketingut në Tiranë, Gerton Bejo, është një emër i njohur. Sapo përmendet ky emër, të gjithëve u vjen ndërmend krijesa e tij “Vatra Agency”, shtëpia nga ku marrin jetë qindra projekte në fushën e dizanjit, marketingut dhe komunikimit. Kontributi i tij kreativ është unik, edhe për shkak të shtrirjes së krijmtarisë në shumë industri, duke punuar me kompani të fushave të ndryshme dhe duke hedhur firmën e tij në identitetin vizual të markave që kanë patur jo vetëm jetëgjatësi, por dhe sukses të vazhdueshëm në treg. E për më teper, këto marka nuk i përkasin vetëm tregut lokal, por disa prej tyre janë gjthashtu brande ndërkombëtare.

Vatra Agency ndodhet në qendër të Tiranës, në mes të blloqeve të tëra me institucione dhe ku gëlon jeta urbane e kryeqytetit. Vatra është “foleja” ku Gertoni ka mbledhur një ekip të talentuar dizajnerash, krijuesish e menaxherësh. Këtu ai ushtron aktivitetin e tij jo vetëm si drejtues i agjencisë, por edhe si një sipërmarrës dhe aktivist më gjerë në industri. Përvec krijimit dhe menaxhimit të një agjencie model, Gertoni, është kthyer një ndër personazhet më të spikatur në fushën e marketingut dhe komunikimit në Shqipëri. Ai është një ndër zërat më aktiv, me publikime të ndryshme, duke ngritur dhe diskutuar çështje jetike të industrisë. Me idetë e tij ai kontribuon duke propozuar alternativa për zgjidhje të mundshme të këtyre problematikave, apo risi që vetë koha dhe tregu global ia imponon industrisë kreative në përgjithësi.

Nëpërmjet analizave që publikon në media të ndryshme online apo në blogun e tij, në lidhje me industritë kreative, sjelljen e konsumatorëve, qasjet e klientëve, risitë teknologjike dhe menaxheriale, Gertoni është jo thjesht i pranishëm, por me një influencë të vazhdueshme në treg. Kapja në kohë e zhvillimeve në një epokë kaq dinamike, kërkon një intuitë që koha ka treguar se Gertonit nuk i mungon. Së fundmi, ai është bërë një personazh i njohur edhe në rajon falë pjesëmarrjes së tij si një zë i besueshëm në evente, konferenca dhe platforma prestigjioze komunikimi dhe biznesi.

Artikull i sponzorizuar