LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë në Dibër të varur nga lëndët narkotike

Të rinjtë në Dibër të varur nga lëndët narkotike

Në komunën e Dibrës sipas të dhënave të institucioneve kompetente numri i përdoruesve të lëndëve narkotike është i vogël, por megjithatë përflitet se bëhet fjalë për një numër shumë më të madh. Rastet të para të përdoruesve të lëndëve narkotike në Dibër janë regjistruar viteve të 90-ta. Sikur kalonin vitet shtohej numri i përdoruesve të lëndëve narkotike por deri tani asnjëherë nuk është regjistruar numri i saktë nga institucione i përdoruesve të drogës.

Në bisedën që patëm me drejtorin e Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër Kreshnik Paçuku, u informuam se gjatë vitit 2023 në këtë institucion janë regjistruar pesë të rinj të cilët përdorin drogë.


Drejtori për gazetën Koha thotë se viteve të fundit në kontinuitet ka patur përdorues të lëndëve narkotike dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente për këtë dukuri sociale janë ndërmarr të gjithë aktivitetet dhe masat në drejtim të parandalimit dhe shërimit të personave në fjalë.

“Në vitin 2023 kemi pesë të regjistruar kryesisht të ri që kanë marrë lëndë narkotike. Ata pranojnë lëndë narkotike të lehta dhe nga institucionet kanë tretman edhe për shërim”, thotë drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Dibër. Ai shton se shërbimet e Qendrës për Punë Sociale kanë ndërmarr aktivitete në përputhje e ligjin dhe normalisht bashkëpunimi me organet e tjera kompetente ka qenë në nivel për të tejkaluar këtë problem. Nëse bëhet një analizë e numrave zyrtare të përdoruesve të drogës mund të themi se gjatë vitit që kaloi vërehet një ulje e numrit të përdoruesve të drogës.

Në vitin 2020 deri në vitin 2022 numri zyrtar i përdoruesve të drogës ka qenë 15-20 persona, që do të thotë se gjatë vitit që kaloi ka pasur një ulje të këtij numri. Por, gjatë debateve që realizohen në këtë temë në shoqatat qytetare thuhet se numrat të personave respektivisht të rinjve që përdorin lëndë narkotike është disa herë më i madh.

Një pjesë e shoqatave qytetare por edhe institucionet siç janë policia, Kryqi i Kuq, dhe institucionet shëndetësore ashtu siç ishte në vitet që kaluan edhe gjatë vitit 2023 realizuan disa projekte në lidhje me problemin social që ka të bëjë me drogën. Edhe vitin që kaloi u realizuan shumë punëtori, projekte në të cilët në takimet me nxënësit e shkollave fillore por edhe të mesme u dhanë sqarime për rreziqet që vijnë nga droga. Në këto aktivitete sidomos u theksua fakti se shpesh herë duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Dibrës droga kryesisht marijuana në institucionet përkatëse është zbuluar edhe në Dibër dhe rajon, kjo mund të ndikojë që një pjesë e drogës të ngelet në nivel lokal dhe atë ta konsumojnë të rinjtë.

Prandaj me projektet janë dhënë sugjerime dhe mënyra se si duhet të rinjtë të mbrohen nga lëndët narkotike. Projektet kanë qenë të suksesshme, thonë organizatorët por njëkohësisht ata janë dakord se numri i pesë përdoruesve të drogës në Dibër gjatë vitit 2023 është një numër i vogël në krahasim me numrin që përfolët nëpër qytet. Prandaj nëpër takimet e shoqatave qytetare theksohet se patjetër duhet të regjistrohen të gjithë përdoruesit e lëndëve narkotike meqë është momenti që të zbulohen të gjithë të rinjtë të cilët përdorin drogën, me qëllim që ata të ndërpresin përdorimin e drogës dhe të shërohen.

Duhet theksuar faktin se burimet e njëjta potencojnë se ka një rritje të numrit të përdoruesve të drogës kryesisht të lehtë gjatë sezonit veror kur në Dibër vijnë një numër i madh i mërgimtarëve. Deri tani nuk janë regjistruar përdorues të drogave të rënda./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori