LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë kosovarë, nacionalistë apo patriotë? (Video)

Të rinjtë kosovarë, nacionalistë apo patriotë? (Video)

Shumë të rinj kosovarë thonë se janë patriotë, kurse disa shprehen se janë nacionalistë, e të tjerë nuk duan që të idenfikohen fare me këto dy terme.

“Nuk e preferoj asnjërën prej tyre, nuk mendoj se janë terma të përshtatshëm. Ne duhet të mundohemi që në mënyrën sa më të mirë të mundshme të japim kontributin tonë”, thotë studentja, Fortuna Sahiti, në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, ku të rinjtë janë përgjigjur në pyetjen, se a e identifikojnë veten si nacionalistë apo patriotë.


“As njëra as tjetra, sepse ka kaluar koha e patriotizmit, ka kaluar koha e nacionalizmit, është koha për më shumë diversitet, është koha për bashkëpunim”, thotë karateisti Alvin Karaqi.

“Me këqyr historinë, nacionalizmi dhe patriotizmi nuk ka pru kurrë të mira, sidomos Kosovës”, shton ai.

“Më shumë e vlerësoj veten patriot, sepse nacionalist është term më i rëndë, nacionalistët janë më të egër e patriotat e duan tamam vendin”, ka thënë Gent Sallauka, student.

Ka shumë teori për patriotizmin , i cili kryesisht përkufizohet si: “Krenari dhe devotshmëri ndaj atdheut dhe qytetarëve që ndajnë të njëjtat vlera”.

Edhe për nacionalizmin ka përkufizime të ndryshme, por në përgjithësi interpretohet si: “Formë ekstreme e patriotizmit e mbushur me një ndjenjë superioriteti ndaj të tjerëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori