LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e Suharekës në mënyrë vullnetare pastrojnë varrezat

Të rinjtë e Suharekës në mënyrë vullnetare pastrojnë varrezat

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se të rinjtë të shumtë të kësaj komune në mënyrë vullnetare kanë pastruar sot varrezat.

Muharremaj thotë se veprimi i këtillë i qytetarëve tregon shembullin e mirë që duhet ndjekur si shoqëri e organizuar.


“Natyrisht pas një pune, ka nevojë për relaksim. Aksioni i të rinjve nga Leshani për pastrimin e varrezave, tregon shembullin e mirë që duhet ndjekur si shoqëri e organizuar.

Në Komunën e Suharekës respektohet gjithmonë tradita e punës”, ka shkruar Muharremaj.