Në prag të zgjedhjeve parlamentare, asgjë nuk mund të quhet befasi.
Analistë, mjekë, sportistë, artistë, dhe madje edhe gazetarë, duket se kanë ambicie për një vend në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Pas dorëzimit të listave të partive politike, u bë e ditur se emra të njohur po garojnë për të siguruar një ulëse në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e përbashkët, me kryesues Albin Kurtin, dhe pas tij, Glauk Konjufcën, kryetar të Kuvendit.
Në top dhjetëshen e LVV-së janë emra të njohur si Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Faton Peci dhe Shqipe Mehmeti Selimi.
Po ashtu, lista ka edhe disa emra të rinj në politikë, si këngëtarja Edona Llaloshi, e cila mban numrin 19, dhe Zef Ndrejaj, ish-drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Në garë është edhe analisti politik Gazmir Raci, dhe trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, i cili ka vendosur të braktisë sportin dhe të angazhohet në politikë.
Në mesin e kandidatëve është edhe profesori Nezir Kraki.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë është mbyllur afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim.
Ky afat ishte hapur në fillim të muajit shtator dhe u mbyll më 11 dhjetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeprokurori i Prokurorisë Themelore të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania