LAJMI I FUNDIT:

​Të reshurat e borës shkaktojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë

​Të reshurat e borës shkaktojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë

Reshjet e pandërprera të borës kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin në disa nga rrugët e vendit mbrëmjen e së shtunës.

Qarkullimi i vështirësuar, si pasojë e këtyre reshjeve, ka ndikuar edhe në krijimin e një kolone të gjatë të automjeteve nga Fushë Kosova deri në Sllatinë.


Bora vështirëson qarkullimin në rrugët e Kosovës, policia paralajmëron se gjatë natës mund të ketë edhe akull
Lexo po ashtu Bora vështirëson qarkullimin në rrugët e Kosovës, policia paralajmëron se gjatë natës mund të ketë edhe akull

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës kanë apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.

Po ashtu, nga policia kanë paralajmëruar se gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull dhe nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.