LAJMI I FUNDIT:

Te Reali besojnë se do ta fitojnë garën për Bellingham

Te Reali besojnë se do ta fitojnë garën për Bellingham
(Foto: Getty/Goal)

Te Real Madridi janë të bindur se do ta fitojnë garën për t’i siguruar shërbimet e Jude Bellingham.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi anglez, The Independent, sipas të cilit përfaqësuesit e Los Blancosn besojnë se do të triumfojnë ndaj klubeve tjera për yllin e Borussia Dortmundit.

Liverpooli është ndër klubet më të interesuara për mesfushorin, i cili pritet të largohet nga BVB në afatin kalimtar veror.


(Foto: Getty/Goal)

Redsat e kanë udhëhequr garën për nënshkrimin e 19-vjeçarit, por tash thuhet se kanë mbetur prapa.

Sidomos kur në garë është përfshirë kampioni i La Ligas dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, që i dëshiron shërbimet e futbollistit anglez për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/