LAJMI I FUNDIT:

TË QUAJNË E ARDHME

TË QUAJNË E ARDHME

Poezi nga: Angel Gonzalez Munez
Përktheu: Juljana Mehmeti

Të quajnë e ardhme,
sepse nuk vjen kurrë.
Të quajnë: e ardhme
dhe presin që ti të vish,
si një kafshë e butë
të hash nga duart e tyre.
Por ti qëndron
përtej orëve,
fshehur kush e di se ku.
… Nesër!
Dhe nesër do të jetë një tjetër ditë e qetë,
një ditë si sot, e enjte ose e martë,
ose çfarëdo tjetër, por jo ajo,
që ne vazhdojmë të presim, akoma, gjithmonë.