LAJMI I FUNDIT:

Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Mund të qani sa të doni, por kjo nuk do t’u ndihmojë që të ndiheni më mirë, së paku kështu tregon një studim i ri.

Shumë njerëz mendojnë se të qarit do t’i ngushëllojë dhe do t’u ndihmojë të ndjehen më mirë. Por, një studim i ri holandez, tregon se nuk është ashtu, transmeton Telegrafi.

Në studim janë përfshirë femra të moshave, ndërmjet 18 dhe 48 vjeç, ndërsa shkencëtarët janë fokusuar në episodet e tyre të të qarit, të cilat kanë qenë 1.004 brenda 73 ditësh.


Është vërejtur se dhe pas qarjes, dy të tretat e femrave nuk janë ndier më mirë.

Gjatë ditëve kur kanë qarë, femrat janë ndier edhe më keq sesa në ditët tjera, ndërsa është interesante se qarja nuk e ka përmirësuar situatën, por e ka bërë edhe më keq.

Te disa femra është vërejtur se pikërisht si pasojë e të qarit, disponimi i keq ka vazhduar edhe në ditën tjetër.

Rreth 61 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk janë ndier mirë pas qarjes, por kanë pohuar se disponimi nuk iu është përkeqësuar më shumë.

Nëntë për qind e të anketuarave kanë thënë se pasi kanë qarë janë ndier edhe më keq, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pohuar se pas qarjes janë ndier më mirë. /Telegrafi/