Një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në Kosovë, thuhet se punojnë pa kontrata pune.
Shifrat e paraqitura nga institucionet publike që merren me këtë çështje, dallojnë nga ato të sindikatave, të cilat merren me mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat.
Derisa, në Inspektoratin e Punës thonë se në vitin 2015 kanë evidentuar rreth 1860 punëtorë pa kontrata, sindikalistët thonë se mbi 50 për qind e punëtorëve në tregun e punës nuk posedojnë kontrata pune dhe nuk janë të paraqitura në institucionet kompetente.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi bëjnë inspektime, me ç’rast edhe kanë hasur në kompani, të cilat kanë bërë shkelje të Ligjit të Punës.
“Ende kemi punëtorë pa kontrata pune. Në vitin 2015 ne i kemi evidentuar 1860 punëtorë pa kontrata pune, por që nëse i krahasojmë me vitin 2014, atëherë shihet se ky numër është zvogëluar”, tregon Ibrahimi.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i konsideron të pavërteta këto të dhëna.
“Të dhënat që jep Inspektorati janë qesharake. Ne kemi të dhëna të argumentuara, ne kemi listën e kompanive që mbajnë punëtorë pa kontrata. Inspektorati i punës i Ministrisë, po jep shifra që shkojnë në favor të tyre, unë them që në Kosovë ka mbi 100 mijë të punësuar që nuk janë në sistemin e Administratës Tatimorë të Kosovës, si dhe 45 për qind e punëtorëve nuk kanë fare kontrata pune”, thotë Azemi.
Kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm, i cili rregullon të drejtat të punëdhënësit dhe të punëmarrësit.
Në bazë të kontratës, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.
Po ashtu, punëdhënësi është i obliguar për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore.
Ndërkaq, sipas një hulumtimi për tregun e punës në Kosovë, realizuar në vitin 2014 nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thuhet se 25 për qind e punëtorëve në sektorin privat kanë qenë të punësuar në mënyrë joligjore.
Sidoqoftë, numri i vogël i inspektorëve të punës, tregon kryeinspektori Basri Ibrahimi, ka pamundësuar inspektimin e të gjitha kompanive.
“Nuk arrijmë t’i inspektojmë të gjithë, duke pasur parasysh që fusha e inspektoratit mbulon kompanitë privat dhe publike, arsimin dhe shëndetësinë, e me numrin e inspektorëve prej 47 inspektorësh, është e pamundur që të arrijmë të shkojmë te secili biznes”, thotë Ibrahimi.
Për kompanitë, të cilat nuk i kanë respektuar ligjet që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, tregon Ibrahimi, gjatë vitit 2015 kanë shqiptuar rreth 200 gjoba.
Gjobat për ata që nuk e respektojnë Ligjin e Punës në Kosovë, sipas ligjeve në fuq,i kapin shumën deri në 35 mijë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 Volvo gati për ty!
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi