Të punësuarit me “lotari” qëndrojnë në shtëpi, Pyjet e Maqedonisë përmes shpalljes kërkojnë edhe 223 punëtorë

Vijon shpallja për punësim të 223 punëtorëve në „Pyjet e Maqedonisë“ për prerje dhe transport të druve nëpër tërë Maqedoninë. Për vite me radhë, „Pyjet e Maqedonisë“ paguanin rreth 13 milionë euro në vit për kompani të jashtme, të cilët bënin prerje dhe furnizim të druve për filialet, ndërsa në vitet e fundit ndërmarrja filloi të orientohet kah resurset e veta, respektivisht të punësojë druvar dhe furnizues, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për ekspertët juridik, nga aspekti i ligjit, nuk është kontestuese që në këtë moment kur funksionon qeveria teknike, ka punësime të reja në sektorin publik, por është kontestues momenti moral i mundësisë potenciale për „blerje“ votash.
– Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga shkurti i vitit të kaluar, pamundësojnë punësime të përkohshme përmes agjencive për punësim. Tani në shesh do të dalin të gjithë punësimet e reja parazgjedhore për dallim nga më parë kur asnjëri nuk e dinte sa punësime të reja ka përmes agjencive për punësim të përkohshëm, thotë Ana Pavlovska Daneva, profesor universitar.
Ajo që është e çuditshme në lidhje me punësimet e reja në “Pyjet e Maqedonisë“ është edhe fakti që akoma ka një numër të madh të punonjësve që janë të punësuar vetëm formalisht, ndërsa nuk marrin paga as edhe pas dy vitesh nga e ashtuquajtura “lotari”, e organizuar në këtë ndërmarrje publike.
Drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karaxhoski para do kohësh për „Sloboden Peçat“ ka deklaruar që kujdesi për punëtorët e pa sistemuar ka kaluar tërësisht në duart e Ministrisë për administratë publike. Nga atje akoma nuk përgjigjen për atë se edhe sa nga 1.600 punëtorët që u pranuan në vitin 2014 mbeten të pa sistemuar dhe çfarë planifikohet me to.
Sipas Karaxhoskit, ndërmarrja publike ka përpiluar program sipas të cilit nga viti në vit do të rritet pjesëmarrja e „Pyjeve të Maqedonisë“ në prerje të druve.
Krahas shpalljes për 223 punësime, e cila si edhe shumica e shpalljeve për punësim është për kohë të caktuar, janë shpallur edhe 8 punësime me kontratë në vepër, po ashtu për angazhim deri në fund të vitit. Për këto angazhime pune nevojitet fakultet i pylltarisë dhe nuk është theksuar se sa është paga mujore. Për druvarët, nga ana tjetër është theksuar se neto paga është 14.490 denarë, ndërsa për furnizuesit -13.050 denarë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!