LAJMI I FUNDIT:

Të premten do të bëhet dezinsektim kundër mushkonjave

Të premten do të bëhet dezinsektim kundër mushkonjave

Në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, ndërsa në bazë të vendimit të Këshillit të komunës së Ohrit për zbatim të dezinsektimit sistematik parandalues në territorin e komunës si një masë e përgjithshme kundër epidemive, nga ISHP Qendra për shëndet publik, Ohër, informojnë se më 15 prill, e premte, ekipi i qendrës do të zbatojë dezinsektim larvicidal kundër mushkonjave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Trajtimi do të bëhet nga toka në periudhën prej orës 6 deri në ora 8. Me dezinsektim do të përfshihen Studenicko blato, vendi i banuar Daljan dhe vija rrugore Andon Dukov deri në Podmolje.


Luten bletarët dhe kooperativat e bletarëve ti ndërmarrin masat adekuate për mbrojtje të bletëve. Në rast të paraqitjes së kushteve të këqija të motit, (erë, shi) dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme me mot të volitshëm./Telegrafi/