LAJMI I FUNDIT:

“Të plotësohen zbrazëtirat në ligjin për përgjimet”

“Të plotësohen zbrazëtirat në ligjin për përgjimet”

Qeveria duhet të shpejtojë në sjelljen e ligjit të ri për përgjime, pasi Gjykata kushtetuese patjetër të prononcohet për kushtetutshmërinë e nenit 175 i cili i jep liri të plotë DSK-së drejtpërdrejt të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikacionit. Shqyrtimi i këtij neni dhe anulimi i tij është edhe rekomandim i raportit të Pribesë, por nëse gjykata e anulon, ndërsa nuk ka mekanizma tjera, mund të krijohet vakum pa bazë juridike për përgjim. Ishin këto disa nga vlerësimet e gjykatëses Natasha Gaber-Damjanovska në intervistë për emisionin “360 Gradë” e cila shtoi se gjykata mjaftë e ka pritur pushtetin.

“Por, tashmë ka ardhur momenti kur pas ngritjes së procedurës pas një periudhe të caktuar duhet të vi deri te vetë-finalizimi i lëndës, pra deri te anulimi. Nëse ndodhë kjo do të ketë njëfarë zbrazëtie juridike dhe mendoj se duhet të inkurajohet Qeveria që sa më shpejtë ta rregullojë këtë çështje që të mos kemi probleme. Nëse ka çfarëdo ndryshimesh plotësuese ligjore në këtë nen dhe shtohet diçka që aludohet se në bashkëngjitje të këtilla do të duhej të ketë mbulim, me vendim të gjykatësit hetues, ndoshta do të mund të tejkalohej”, deklaroi Natasha Gaber- Damjanovska, ish gjykatëse kushtetuese.


Ish gjykatësja në Gjykatën kushtetuese Natasha Gaber-Damjanovska ishte edhe kandidate për gjykatës nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, por në garë për këtë vend fitoi Jovan Ilievski, baxhanaku i Sasho Mijallkovit. Gaber-Damjanovska në emisionin “360 Gradë” tha se pret në shesh të dalin më shumë informata edhe për këtë emërim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori