LAJMI I FUNDIT:

Të pathënat për gruan e Kim Jong-un (Foto)

Të pathënat për gruan e Kim Jong-un (Foto)

Për Ri Sol-ju, bashkëshorten e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dihet shumë pak, por kohët e fundit kanë dalë disa detaje.

Raportet e Koresë së Jugut thonë se ajo është 28 vjeç dhe ka tre fëmijë. Ajo u identifikua zyrtarisht si grua e Kim, në korrik të vitit 2012, kur u prezantua gjatë hapjes së një parku për argëtim në Penian.

Është e paqartë kur Kim dhe Ri u martuan. Disa kanë raportuar se martesa është bërë në vitin 2009, por të tjerë thonë se çifti u takua në vitin 2010, në një koncert muzikor klasik.


Shumë pak dihet për jetën e Ri-së, para se të martohej me Kim. Raportet e Koresë së Jugut thonë se ajo studioi kanto në Kinë dhe vizitoi Korenë e Jugut në 2005-ën.

Ri ka një shije për modën e shtrenjtë perëndimore. Ajo është kritikuar për mbajtjen e çantave luksoze nga Dior dhe Chanel, ndërsa shumë civilë të Koresë së Veriut luftojnë me varfërinë dhe urinë.

Besohet se Ri solli në jetë fëmijën e saj të tretë në shkurtin e kaluar, pasi u zhduk nga vëmendja e publikut për disa muaj. Është spekuluar që Kim dëshironte që një djalë të trashëgonte diktaturën e tij, transmeton tch.

Sekreti rreth Ri-së nuk është befasi për koreano-veriorët, pasi edhe babai i Kim, Kim Jong-il kurrë nuk paraqiti asnjë nga gratë e tij në publik.

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori