LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 29 palestinezë të vdekur gjatë pritjes për ndihma, thotë Hamasi

Të paktën 29 palestinezë të vdekur gjatë pritjes për ndihma, thotë Hamasi

Gjatë dy sulmeve të fundit izraelite janë vrarë të paktën 29 palestinezë që prisnin për ndihma, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Incidenti i parë ka lënë të vdekur tetë njerëz në një sulm ajror në një qendër ndihme në kampin Nuseirat.


Më vonë, të paktën 21 janë vrarë dhe 150 janë plagosur nga të shtënat me armë në një turmë që prisnin për ndihma, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalin al Shifa të Gazës.

Por, këto deklarata janë mohuar dhe janë cilësuar si “të rreme” nga ushtria izraelite.

Lajmet për incidentet e fundit vijnë dy javë pasi po e njëjta ministri tha se të paktën 112 njerëz janë vrarë gjatë një tjetër shpërndarjeje ndihme. Fajtor për vdekjet Izraeli i la turmat e mëdha që i rrethojnë kamionët.

Ndryshe, ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Që atëherë, numri i palestinezëve të vrarë është më shumë se 31 mijë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Vendet si SHBA-ja dhe Jordania kanë dërguar furnizime në territoret palestineze përmes ajrit, pasi Izraeli ka refuzuar hapjen e rrugëve tokësore për ndihmë. Dorëzimi i ndihmave u pengua gjithashtu edhe pasi vendet e mëdha ndalën fondet për UNRWA-në mbi akuzat se stafi i saj ishte pjesë e sulmeve të 7 tetorit.

Përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit që nga fillimi i luftës e deri më tani kanë dështuar.

Së fundmi, Hamasi ka paraqitur një vizion të një marrëveshjeje armëpushimi ku përfshihet tërheqja e forcave izraelite, ofrimi i ndihmave, dhe shkëmbimi i të burgosurve.

Kjo marrëveshje u cilësua si “jorealiste” nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori