LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 18 civilë u vranë në sulmin e al-Shabab në Somali

Të paktën 18 civilë u vranë në sulmin e al-Shabab në Somali

Luftëtarët e Al-Shabab kanë vrarë të paktën 18 civilë dhe kanë shkatërruar kamionë të ngarkuar me ndihma ushqimore në një sulm gjatë natës në rajonin qendror të Somalisë.

Grupi i armatosur nisi sulmin në zonën Hiran në shtetin gjysmë autonom të Hirshabelle në Somalinë qendrore. Kamionët po transportonin furnizime ushqimore nga qyteti Baladweyne në qytetin Mahas, thanë banorët të shtunën.

“Al-Shabab vrau 18 civilë dhe dogji … disa kamionë me ushqime ndihmash që po shkonin për në qytetin Mahas mbrëmë”, tha Farah Aden, një qytetar për aljazeera.


Agjencia shtetërore e lajmeve Sonna raportoi se luftëtarët e al-Shabab u vunë zjarrin kamionëve dhe “vranë shumicën e njerëzve në bordin e automjeteve”.

Aden tha se banorët e armatosur i ndoqën sulmuesit nga zona javën e kaluar, por qeveria nuk dërgoi trupa për të ndihmuar në parandalimin e kthimit të tyre.

12 të vdekur pas një sulmi në një hotel të Somalisë
Lexo po ashtu 12 të vdekur pas një sulmi në një hotel të Somalisë

Grupi i lidhur me al-Qaedan ka luftuar me qeverinë qendrore të Somalisë për më shumë se një dekadë. Ajo dëshiron të vendosë sundimin e saj bazuar në një interpretim të rreptë të ligjit islam.

Muajin e kaluar më shumë se 20 njerëz u vranë në një sulm në të cilin luftëtarët e al-Shabab sulmuan hotelin Hayat në Mogadishu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori