LAJMI I FUNDIT:

12 të vdekur pas një sulmi në një hotel të Somalisë

12 të vdekur pas një sulmi në një hotel të Somalisë

Të paktën 12 persona janë vrarë pasi militantët e al-Shabab sulmuan të premten mbrëma një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sulmuesit shpërthyen të paktën dy eksplozivë jashtë hotelit përpara se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr.


Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të vazhdueshme u raportuan të shtunën ndërsa forcat e sigurisë luftuan me një numër të panjohur personash të armatosur që gjendeshin ende brenda duke mbajtur pengje.

Disa mysafirë dhe anëtarë të stafit janë shpëtuar.

“Deri më tani ne kemi konfirmuar 12 persona të vdekur, kryesisht civilë”, tha Mohammed, një oficer i inteligjencës.

Më herët, një faqe interneti e lidhur me al-Shabab tha se një grup militantësh po kryenin “të shtëna të rastësishme” pasi “hynë me forcë” në hotel – i përshkruar si një vend popullor ku takohen punonjësit e qeverisë federale.

Drejtori i spitalit kryesor të traumës në Mogadishu, Mohamed Abdirahman Jama, i tha agjencisë së lajmeve AFP se objekti po trajtonte të paktën 40 persona të plagosur në sulmin në hotel dhe një sulm tjetër mortajash në një zonë tjetër të kryeqytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori