LAJMI I FUNDIT:

Të pajisur mirë, shikoni se si nis një aksion i ukrainasve për të sulmuar llogoret e rusëve

Të pajisur mirë, shikoni se si nis një aksion i ukrainasve për të sulmuar llogoret e rusëve

Një video e publikuar nga shërbimi i shtypit i forcave të armatosura të Ukrainës duket se tregon ushtarët ukrainas duke sulmuar pozicionet ruse pranë Bakhmutit.

Pamjet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, transmeton Telegrafi.


Kundërofensive ukrainase është përqendruar në sigurimin e fshatrave në drejtim të jugut dhe zonave përreth qytetit lindor të Bakhmutit, që u uzurpuan nga forcat ruse në maj pas disa muajsh beteje.

Në këto pamje, mund të shihen së paku 10 ushtarë ukrainas të cilët ia mësyn llogoreve ruse.

Të pajisur mirë ushtarakisht, secili prej tyre kishte një detyrë.

Derisa njëri hidhte granata në llogoret e rusëve, ushtarët e tjerë ukrainas gjuanin më pas pa pushim me armët e tyre drejt këtyre llogoreve.

Kështu vazhdonin edhe aksionet e tjera. /Telegrafi/