LAJMI I FUNDIT:

Do të paditen ata që kanë dhënë koncesione për minerale në Gjevgjeli

Do të paditen ata që kanë dhënë koncesione për minerale në Gjevgjeli

Shoqata qytetare ”Shpëtim për ne” nga Gjevgjelia ka paralajmëruar kallëzime penale për disa persona që ndërlidhen me dhënien e koncesioneve për kërkime gjeologjike dhe eksploatim të lëndëve të para minerale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Angell Nakov nga kjo shoqatë, ka dyshime për vepër penale të një numër funksionarësh shtetëror të qeverisjes së kaluar, shërbyes, porositës dhe përpilues studimesh.


Nakov thotë se është shqetuese fakti që koncesionet janë dhënë në vendet e burimeve të ujit për pije dhe për nevoja të amvisërisë. Ai konteston edhe Ligjin për lëndët e para minerale që nuk parasheh tender për koncesione të këtilla./Telegrafi/