LAJMI I FUNDIT:

A do të ndryshojë BMW emrat e të gjitha modeleve të një game?

A do të ndryshojë BMW emrat e të gjitha modeleve të një game?

Pasi Audi na ngatërroi duke ndryshuar logon që nuk kanë të bëjnë më me “volumin kub” të motorit, por me fuqinë, një gjë të ngjashme ka bërë edhe Mercedes. BMW-ja ishte në mes, por tani mund të ndodhte lehtësisht të ndërlikohej më tej historia.

Gjegjësisht, BMW së fundi ka regjistruar një sërë emrash në Zyrën Shtetërore Gjermane të Pronësisë Intelektuale, të cilat tregojnë se mund të ndryshojë tërësisht nomenklaturën e modeleve të përdorura me dekada. Është një listë me 48 emra.


BMW aktualisht ofron një përcaktim numerik për serinë e modelit dhe motorin, e ndjekur nga një prapashtesë e shkronjave që tregon llojin e veturës (d, i, e), d.m.th nëse është dizel, benzinë apo hibrid. Modelet elektrike morën prefiksin “i”, pra kemi iX, iX1, i4, i7 etj.

Siç ka mësuar CarBuzz, prodhuesi bavarez ka regjistruar emra si iX750, X750 dhe i750, të ndjekur nga iX130, i120, i530 dhe i530 xdrive.

Seria 3 mund të bëhet lehtësisht i320, i330 dhe i340.

Së fundi, u regjistrua edhe M350, i vetmi pa prapashtesën “i”, që tregon se emërtimi do të rezervohet për një model të fuqizuar nga një motor klasik me djegie të brendshme.

Më poshtë po ju paraqesim të gjithë emrat e regjistruar nga BMW:

Seria BMW 1/i1: i118, i120, i130. i140
BMW X1/iX1: X130, iX120, iX130
BMW X2/iX2: iX220, iX230, iX240
BMW Seria 3/i3: i320, i330, i340, M350
BMW X3/iX3: X320, X330, iX330, iX340, iX350
Seria BMW 4/i4: i420, i430, i450
BMW X4/iX4: X420, iX430, iX440, iX450
BMW Seria 5/i5: i530, i550
BMW X5/iX5: X540, X550, X560, iX540, iX550, iX560
BMW X6/iX6: X640, X650. iX640. iX650, iX660
BMW Seria 7/i7: i740, i750, i760
BMW X7/iX7: X740, X750, X760, iX740, iX750, iX760. /Telegrafi/