LAJMI I FUNDIT:

Të ndërpritet fjalori nxitës në fushatë, thonë analistët në Maqedoni (Video)

Të ndërpritet fjalori nxitës në fushatë, thonë analistët në Maqedoni (Video)

Partitë politike përdorin retorikë negative gjatë fushatës zgjedhore vlerësojnë analistët politik. Denigrim, shpifje, trillime e të tjera janë mjete të cilat partitë politike i përdorin si instrument politik ndaj oponentëve të tyre. Sipas analistit politik, Petar Arsovski partitë politike duhet të bëjnë një komunikim më pozitiv i cili do të zbuste tensionet ndërshoqërore dhe do të ndikonte në zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe pa incidente.

“Në përgjithësi në komunikimin politik maqedonas dominon fushata negative, partitë sikur të kandidohen cila më shumë do ta ofendojë dhe në vend se të komunikojnë me elektoratin, komunikojnë mes vete, sikur në ping-pong garë e mbyllur, ajo gjithsesi që nuk u sjell të mira edhe partive që e plasojnë atë fushatë negative, e cila jep një përshtypje se të gjitha partitë politike janë të njëjta dhe është mirë që partitë politike të bëjnë një komunikim pozitiv”, u shpreh Petar Arsovski, analist politik.


Edhe sipas analistit, Ali Pajaziti gjatë fushatës vërehet një tendosje e jashtëzakonshme e partive politike për të marr verdiktin e popullit. Sipas tij mënyra e tillë nuk i kontribuon marrëdhënieve në shoqëri.

“Sikur që e shohim nga fushata e zgjedhjeve lokale vetëm se janë paraqitur disa shkëndijë të negativitetit dhe agresivitetit të kësaj fushate, pra partitë politike në vend që të konkurrojnë në mes vete me platforma politike ata kanë zgjedhur një diskurs që është jashtëzakonisht agresiv dhe kjo kalon nga një garë politike në një luftë politike”, tha Ali Pajaziti, Sociolog.

Sipas analistëve partitë politike dhe kandidatët për kryetar komunash duhet që ta tejkalojnë situatën duke dalë me mesazhe të cilat e ulin tensionin, me një fjalor më të butë i cili do të shpije drejt raporteve të mirëfillta mes subjekteve politike dhe shoqërisë në përgjithësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori