LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën pritet të arrij në Kosovë kontingjenti i ri i vaksina të AstraZeneca

Të mërkurën pritet të arrij në Kosovë kontingjenti i ri i vaksina të AstraZeneca

Gjatë kësaj jave saktësisht të mërkurën, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent i vaksinave do të arrijë në Kosovë përmes “Gavi COVAX”, e cila është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.


Arritjen e këtij kontingjenti të vaksinave e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Aleanca COVAX.

“62 mijë e 400 doza janë gati për t’u dërguar në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, është thënë në një përgjigje të shkurt nga Aleanca COVAX.

Përgjigja e Aleancës COVAX për Telegrafin

Ndryshe ky është kontingjenti i dytë i vaksinave që sjell Alenca COVAX në Kosovë. Më 28 mars të këtij viti kishin arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent ishte në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Ndryshe javën e kaluar në Kosovë kishin arritur edhe 4 mijë e 680  doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Nga sasia e këtyre dozave deri dje është thënë se janë shpenzuar 3 mijë 500. /Telegrafi/

Shpërndarja e vaksina AstraZeneca për Kosovën/ Burimi: UNICEF

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori