Jemi mësuar me faktin se lidhjet shoqërore na bëjnë më të lumtur, ndërveprimi me miqtë na sjell kënaqësi e domethënie në jetë dhe se aq më shumë që komunikojmë me njerëz, aq më mirë ndihemi për veten
Është vështirë të diskutohet për këtë përveç nëse jeni shumë të mençur.
Hulumtuesit Norman Li dhe Satoshi Kanazawa kanë kryer një anketim që e matë kënaqësinë në jetë, inteligjencën dhe shëndetin.
Pasi i kanë analizuar përgjigjet e 15,000 njerëzve, ata kanë zbuluar “The Savanna Theory of Happiness”. Kjo tregon se mënyra si e shijojmë jetën bazohet në përvojat e paraardhësve tonë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i tyre është bazuar në dy faktorë që janë tipikë në jetën moderne:
– Densitetin e popullsisë
– Shpeshtësinë e komunikimit me miqtë
Ditëve të sotme jemi të rrethuar me më shumë njerëz sesa që kanë qenë paraardhësit tonë, megjithatë ne komunikojmë më pak me miqtë. Sipas autorëve, njerëzit më pak inteligjentë ndikohen më shumë nga kjo teori sesa ata me inteligjencë të lartë.
Ata gjithashtu kanë treguar se njerëzit e mençur i preferojnë zonat urbane, ndërkaq ata më pak të mençur preferojnë të qëndrojnë në ambient rural.
Kjo ndërlidhet me idenë se pavarësisht faktit që ka densitet të lartë të popullsisë, njerëzit komunikojnë më pak me njëri-tjetrin në zonat rurale.
“Në përgjithësi, personat që jetojnë në zona urbane kanë mesatarisht inteligjencë më të lartë sesa ata që jetojnë në zona rurale”, thotë Kanazawa.
Paraardhësit tanë kanë komunikuar shpesh me miq sepse ka qenë e domosdoshme për mbijetesë.
Por, për njerëzit më inteligjentë, zgjidhja individuale e problemit ka qenë më e rëndësishme. Kështu, ata nuk kanë përfituar nga miqësitë dhe, si rezultat i kësaj, nuk i kanë kërkuar ato fare.
“Në përgjithësi, individët më inteligjentë janë më të prirë të kenë preferenca ‘jo natyrale’ dhe vlera të cilat paraardhësit tanë nuk i kanë pasur”, shton Kanazawa.
Nëse ju pëlqen të shpenzoni kohë me miqtë, kjo sigurisht se nuk nënkupton që nuk keni inteligjencë të lartë.
Çfarë është më e rëndësishme ta kuptoni është se nëse provoni të shpenzoni kohë vetvetiu, kjo nuk ju bën person të vetmuar. Thjesht keni lindur në këtë mënyrë dhe kjo është krejtësisht normale.
Hulumtuesit po ashtu kanë konstatuar se personat më inteligjentë janë më pak të lumtur kur shoqërohen shpesh me miqtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Parandaloni formimin e mykut në perden tuaj të dushit me këtë truk të thjeshtë

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide
Dimensionet e femrave më të bukura të botës

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës