LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarat nga skllavërimi i ISIS-it fitojnë çmimin Sakharov

Të mbijetuarat nga skllavërimi i ISIS-it fitojnë çmimin Sakharov

Dy gra Yazidi që i shpëtuan skllavërimit seksual nga të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak e kanë fituar çmimin më të lartë në Evropë të të drejtave të njeriut, çmimin Saharov.

Nadia Murad Basee dhe Lamiya Aji Bashar, ishin në mesin e mijëra vajzave dhe grave Yazidi të rrëmbyera nga militantët, e më pas të detyruara  në skllavëri seksuale në vitin 2014.


Por të dyja kanë mbijetuar dhe tani lobojnë për komunitetin Yazidi, shkruan BBC.

Çmimi “Liria e Mendimit”, jepet çdo vit në kujtim të Andrei Sakharov, një shkencëtar sovjetik dhe disident.