“Koha e artë” ka shumë vlera dhe shumë mundësi, por martesat në moshën e tretë, rrezikojnë të jenë një dështim kumbues, më shumë sesa një shpëtim kundër vetmisë. Ja përse…
Të gjesh dashurinë është diçka shumë e bukur, sidomos kur je pranë moshës 60 vjeç ose edhe më shumë, kur edhe nuk shpresohet më për të takuar personin e jetës. Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që mund t’ju kapë prej ndjenjës së dashurisë ju duhet të shmangni martesën.
Martesa në këtë periudhë nuk ju leverdis. Këtë e shpjegon më qartë një artikull interesant nga Liz Hodgkinson në Daily Mail.
Femrat jetojnë më shumë sesa meshkujt
Kjo gjë mund të duket cinike, por është shumë e vërtetë: femrat jetojnë më shumë dhe nëse do të martoheshin në moshën 60 vjeç, kjo do të thotë se shumë lehtë mund të gjenden si kujdestare sesa si bashkëshorte dhe në përgjithësi mundësia më e mirë është të qëndruarit vetëm. Ndaj pse mund të martoheni nëse jeni 60 vjeç?
Do të ishte ndryshe nëse do të kishit mundësinë të ndanit një jetë të tërë së bashku, ndoshta edhe mund të bënit fëmijë, por të martoheni vetëm për të ndarë sëmundjet nuk duket hipotezë tërheqëse.
Gratë qëndrojnë më në formë
Ka edhe diçka tjetër që duhet marrë në konsideratë: gratë konservohen më mirë fizikisht, ndërsa meshkujt 60 vjeç e sipër, e lënë veten më pas dore, ndërsa plakja i kap më shpejt. Edhe në këtë rast ia vlen të pyesni veten nëse ia vlen të “shtrëngoni” një bashkim që duhet të zgjasë përgjithmonë vetëm e vetëm që mos të qëndroni të vetmuara!
Ruajtja e pavarësisë tuaj
Dhe së fundmi, një arsye e drejtë për të mos u martuar në moshën 60-vjeçe: qëndrimi i pavarur. Pothuajse keni një jetë që jetoni vetëm, apo jeni divorcuar prej kohësh, me siguri keni mësuar shumë nga jeta dhe mbi të gjitha të çmoni kënaqësinë e pavarësisë, e të jetuarit pa u kujdesur për asnjë dhe pa i dhënë askujt llogari.
A nuk janë këto arsye pse duhet të hiqni dorë nga martesa në pleqëri?! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës