LAJMI I FUNDIT:

Do të kufizohen shpenzimet e funksionarëve të Maqedonisë

Do të kufizohen shpenzimet e funksionarëve të Maqedonisë

Të gjithë funksionarët shtetërorë do të kenë kufizime të shpenzimeve në shërbime hotelerike, ndërsa shumat do të varen nga pozita që po e ushtron funksionari. Këtë vendim e ka miratuar Qeveria në mbledhjen e sotme, ndërsa nga kabineti i zëvendëskryeministrit Nikollovski nuk zbulojnë se sa do të jenë këto shuma në muaj ose në vjet.

“Me këtë vendim, të gjithë funksionarëve shtetërorë do t’u kufizohen shpenzimet në objektet hotelerike gjatë mbajtjes së takimeve në punë. Saktësisht është caktuar shuma që mund të përdoret për një persona të pranishëm në takim të punës, ndërsa me kufizim shuma varet nga funksioni i cili po e organizon takimin e punës”, thonë nga kabineti i Nikollovskit.

Me këtë vendim, siç thuhet në njoftim, janë përfshirë kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, sekretarët shtetërorë, të gjithë drejtorët e institucioneve si dhe personat e zgjedhur dhe emëruar nga Qeveria që udhëheqin personat juridikë të themeluara nga shteti.

“Gjatë pagesës, pa dallim nëse është faturë, në dorë ose me kartelë zyrtare, funksionari te sektori për Financa në institucion është i obliguar të dorëzojë edhe raport për qëllimin e takimit, numrin e personave të pranishëm, kohën, vendi dhe datën kur është mbajtur. Pa këto dokumente, Sektori i Financave në organin shtetëror nuk do të mund të bëjë pagesën për shpenzime hotelerike”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Nikollosvskit.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori