LAJMI I FUNDIT:

“A do të ketë luftë me Serbinë? Jo, se ne veç jemi në luftë me të!”

“A do të ketë luftë me Serbinë? Jo, se ne veç jemi në luftë me të!”

Studiuesi Daut Dauti, në një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan se lufta e shqiptarëve me Serbinë vërehet veç kur ajo prodhon vrasje.

“Ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo”, ka thënë Dauti.


Postimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Ditëve të fundit shumë shpesh e dëgjuam këtë pyetje dhe përgjigjet e ndryshme. Duket se është i vogël numri i atyre që e kanë vërejt se shqiptarët që moti janë në luftë me Serbinë.

Në fakt, Serbia është në luftë të pandërprerë me shqiptarët që nga viti 1876. Problemi qëndron në faktin se disa prej nesh këtë luftë e vërejnë vetëm nëse ajo prodhon vrasje dhe masakra masive siç kanë ndodhur gjatë periudhës 1876-1878; 1912-1913; 1914-1918; 1941-1945 dhe 1998-1999.

Por, edhe jashtë këtyre periudhave, Serbia nuk e ka ndalë asnjëherë luftën kundër shqiptarëve. E ka ulur vetëm intensitetin dhe nivelin e vrasjeve kurse gjatë ‘paqes’ e ka shtuar atë të spastrimit etnik, torturave, burgosjeve, shpronësimit, propagandës dhe formave tjera të krimit që ushtron ndaj shqiptarëve.

Nëse Serbia momentalisht nuk është duke kryer vrasje masive, kjo nuk do të thotë se nuk jemi në luftë me të.

Është budallaki e madhe të mendosh se jemi në marrëdhënie paqësore me Serbinë dhe se do të prishen punët dhe do të fillojë lufta. Ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo”, ka shkruar Dauti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori