Do të ketë edhe “Shqiptar 3” – kënga është gati, por Gold Ag nuk e ka caktuar datën e lansimit

“Shqiptar 3” nga Gold Ag është përfunduar, por ende nuk ka datë të caktuar se kur do të dalë ky projekt muzikor.
Arian Agushi ka thënë në emisionin NIN të Klan Kosovës, se “Shqiptar 3” është më i gjatë se “Shqiptar 1 dhe 2”.

Ai po ashtu tregoi se edhe në të tretin ka “hallakamë”, por nuk e di ende datën e publikimit, pasi që nuk do që këngët e tij të shkaktojnë ndjenjë të keqe te dikush.
“Nuk e di datën, veç e di që është shumë tekst i mirë”, ka deklaruar reperi.
Kujtojmë që dy këngët e para “Shqiptar” nxitën reagime të shumta për shkak të përmbajtjes së tekstit, ku përmendeshin shumë personalitete publike.
Nga
Telegrafi
11/10/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































