Nga: Timothy Garton Ash, historian dhe analist politik / The Guardian (titulli origjinal: The west must be ready for this moment of opportunity and risk in Ukraine)
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Teksa e lexoni këtë, mijëra të rinj dhe të reja ukrainase po i kalojnë stërvitjet e fundit ushtarake, duke i kontrolluar armët dhe duke e pritur Ditën D. Në kundërsulmin e madh ukrainas, që në çast mund të fillojë, disa prej tyre do të vriten dhe shumë të tjerë do të plagosen. Asnjëri prej tre nuk do të dalë i pandryshuar nga kjo. Menduam se ia kishim thënë lamtumirë gjithë kësaj në vitin 1945, por kjo është Evropa e vitit 2023.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë fushatë. Askush. Por, të paktën mund të jemi të qartë se çfarë duam të ndodhë – dhe të jemi të vendosur për t’i mbështetur ukrainasit për ta arritur atë. Fitorja vendimtare e Ukrainës tashmë është e vetmja rrugë e sigurt për paqe të qëndrueshme, për një Evropë të lirë dhe në fund të fundit për një Rusi më të mirë. Vetëm kjo do të ishte Dita e Re e Fitores në Evropë.
Ukrainasit e kanë një teori të fitores. Fillon nga suksesi në fushën e betejës, vazhdon te ndryshimi në Moskë. E mira do të ishte të jetë ndryshim i regjimit, duke e hequr qafesh kriminelin e luftës në Kremlin. Por, edhe në rastin shumë të pamundur, nëse Vladimir Putini e pranon dështimin dhe i tërheq trupat e veta, duke mbetur ende në pushtet, kjo prapë do të ishte fitore.
Si mendojnë ata se kjo mund të ndodhë, duke i pasur parasysh forcat mbrojtëse të rrënjosura të Rusisë dhe avantazhet e mëdha në numër dhe në fuqi ajrore? Njëra përgjigje është: mënyra se si ndodhi më parë në historinë ruse, me dështimet ushtarake që shkaktuan revolucionet e vitit 1905 dhe të vitit 1917. Nëse ushtria ukrainase mund të shkojë me shpejtësi për në jug, drejt Detit Azov; nëse e rrethon një numër të madh të forcave të demoralizuara ruse dhe i ndërpret linjat e furnizimit me gadishullin e Krimesë, mund të ndodhë kolapsi i tërthortë në moralin ushtarak rus në terren, si dhe tërheqja reciproke e regjimit në Moskë.
Krimea është çelësi i këtij skenari. Ukrainasit duan të shkojnë drejt gadishullit (por, jo të përpiqen menjëherë për ta pushtuar) pikërisht për arsyen se shumë politikanë dëshirojnë që ata këtë të mos e bëjnë: sepse, Krimea është gjëja që vërtetë ka rëndësi për Rusinë. Ata shtojnë se Ukraina nuk mund të ketë kurrë siguri afatgjate, ndërkohë që Krimea është aeroplanmbajtëse gjigante ruse e drejtuar kah zemra e saj.
Është një teori e guximshme dhe e rrezikshme e fitores, por a e ka dikush në Perëndim ndonjë tjetër më të mirë? Shumë politikanë perëndimorë duken pothuajse po aq të frikësuar nga suksesi ukrainas, aq sa edhe nga dështimi i Ukrainës – nga frika se Putini do të përshkallëzohet, si reagim ndaj kësaj. Pra, e ushqejnë një ide konfuze se ekziston një rezultat i Flokartës – jo shumë i nxehtë, jo shumë i ftohtë – që do ta hap rrugën drejt nirvanës së “zgjidhjes së negociuar”. Ose, në mënyrë më cinike (të vetëquajtur “realiste”), personalisht janë të përgatitur që Ukraina të përfundojë duke e humbur ndoshta një të gjashtën e territorit sovran, në një ndarje që ata mund ta quajnë “paqe”. Por, në rastin më të mirë, ky do të ishte konflikt gjysmë i ngrirë, në pritje të një lufte të rinovuar. Këtu ndeshemi edhe një herë me arealen e “realizmit”.
Shumica e analistëve ushtarakë perëndimorë mendojnë se Ukraina nuk ka gjasa ta arrijë fitoren vendimtare, duke e ngatërruar dilemën nëse kjo do t’i nxiste pasojat e shpresuara politike në Moskë. Nëse keni dy ushtri të rraskapitura, kjo e favorizon mbrojtjen mbi sulmin. Ukraina ka dobësi të mëdha në mbrojtjen ajrore. Fakti që ka vetëm një rrugë të qartë drejt Krimesë, do të thotë se Rusia është e përgatitur që ta mbrojë atë linjë. (Kështu që është e mundur që Ukraina të provojë diçka tjetër, por edhe marrja e një pjese të konsiderueshme të Donbasit nuk do ta kishte të njëjtin efekt psikologjik në Rusi, si kërcënimi për Krimenë.)
Kundërofensiva mund t’i vendosë nëntë brigada të reja, të pajisura dhe të trajnuara nga Perëndimi, por janë mishmash i armëve të ndryshme perëndimore dhe me përvojë të pakët në operacionet komplekse të kombinuara me armët e nevojshme për t’i kapërcyer linjat mbrojtëse të Rusisë. Për shkak se kryeqytetet e tilla si Uashingtoni dhe Berlini kanë menduar me nervozizëm për çdo mjet, ukrainasit nuk e kanë sasinë dhe cilësinë e tankeve perëndimore, të automjeteve të blinduara, të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe të aeroplanëve luftarakë që mund t’i kishte pasur nëse Perëndimi nuk do të hezitonte për shkak të frikës ndaj përshkallëzimit.
Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Nëse vjen dimri i ardhshëm, forcat ukrainase mbeten ende të bllokuara në gjysmë të rrugës, Perëndimi mund të mos e japë shtysën të domosdoshme ushtarake për ofensivën tjetër të pranverës së ardhshme. Përveç vështirësive objektive në përgatitjen e industrive tona të mbrojtjes, mund të ketë rënie të mbështetjes politike – veçanërisht në ShBA, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së ardhshme. Atëherë do të ketë zhgënjim në Ukrainë. Putini do të mbetet ende në pushtet. Ai mund ta përdor aparatin e vet të propagandës për ta shitur pushtimin e pjesshëm të territorit ukrainas si restaurim historik të Perandorisë së Ekatarinës së Madhe.
Alternativa, ndoshta e pamundur – por, prapë e mundur – është fitorja vendimtare e Ukrainës. Meqenëse kjo do nënkupton disfatën që as gënjeshtra shtetërore e Putinit nuk mund ta fshehë, rruga drejt fitores do ta sillte një moment të shtuar të rrezikut. Meqë askush saktësisht nuk e di se çfarë po ndodhë brenda kutisë së zezë të Kremlinit, analiza e bazuar në inteligjencë sugjeron se Putini e ka përdorur si strategji dhe e ka hedhur poshtë opsionin e përdorimit të armëve taktike bërthamore, pasi kjo nuk do ta sillte asnjë avantazh të qartë ushtarak dhe do t’ia largonte Kinën dhe Indinë. Por, është shumë shqetësuese situata rreth termocentralit bërthamor në Zaporozhje, që u pushtua nga Rusia në shkurt të vitit 2022, por që pushtuesit nuk e kanë evakuuar popullatën vendase që jeton afër kompleksit. Ai gjithashtu ka përgjigje të tjera të mundshme asimetrike, të tillat si sulmi kibernetik ose shënjestrat ndaj tubacioneve të gazit.
Çfarë duhet të bëjmë për këtë? Mos kini frikë, jini të përgatitur. Nuk ka rrugë pa rrezik, teksa ecim para. Shmangia e një rreziku të menjëhershëm mund të nënkuptojë krijimin e rreziqeve më të mëdha përgjatë rrugës (siç është gabimi që Perëndimi e bëri pas vitit 2014, kur e lejoi Rusinë ta mbajë Krimenë dhe e negocioi Marrëveshjen e dëmshme të Minskut për Ukrainën e pushtuar lindore). Këto rreziqe përfshijnë jo vetëm përsëritjen e konfliktit të armatosur në Ukrainë, por edhe inkurajimin e Kinës për të luftuar në Tajvan. Kam harruar se sa herë ukrainasit më kanë thënë se problemi më i madh i Perëndimit është frika. “Zgjedhja është mes lirisë dhe frikës”, tha së fundmi për Atlantic, presidenti Volodimir Zelenski. Pra, duhet t’i ruajmë nervat dhe ta mbështesim paksa guximin që ata mijëra të rinj ukrainas po e tregojnë, teksa po bëhen gati për ta rrezikuar jetën për ta mbrojtur lirinë e vet.
Jam shumë i vetëdijshëm për nevojën për të shmangur çdo aludim për heroizmin nga kolltuku. Edhe kur herë pas here udhëtoj në Ukrainë, gjatë kësaj lufte, nuk e marr as më të voglën pjesë të rrezikut personal me të cilin përballen ukrainasit. Qeveritë përgjegjëse duhet t’i njohin, t’i parashikojnë dhe peshojnë me kujdes rreziqet reale të përshkallëzimit. Kujdesi nuk është krikë. Por, është edhe një gjë tjetër që duhet shmangur: llafet e paqarta për “paqe” dhe “përgjegjësi”, që në fakt do të thotë shtytje, apo në fund të fundit edhe detyrim, për njerëzit e tjerë që t’i sakrifikojnë shtëpitë e veta, lirinë dhe sigurinë, në mënyrë që qytetarët e vendeve si Gjermania, Franca apo Italia të mund t’i shijojnë – qoftë për një kohë të shkurtër – këto gjëra për veten.
Perëndimi shumë herë më parë ua ka bërë këtë njerëzve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Të mos e bëjmë më. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp