LAJMI I FUNDIT:

“Do të jem vrasës profesionist në shkollë”: Autori i masakrës pranon fajin, FBI zbulon detaje rrëqethëse (Video)

“Do të jem vrasës profesionist në shkollë”: Autori i masakrës pranon fajin, FBI zbulon detaje rrëqethëse (Video)

Adoleshenti Nicolas Cruz, i akuzuar për vrasjen e 17 personave në një shkollë në Florida, ka pranuar fajin, kurse gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

“Cruz ka pranuar se sulmuesi që është futur në shkollë i armatosur me pushkë automatike R-15, dhe filloi të gjuaj në drejtim të nxënësve që në ato momente gjendeshin në korridore”, thuhet në një dokument të gjykatës, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se ai ka pranuar se me vete kishte pasur municion shtesë, dhe se kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes, ku një orë e gjysmë më pas është arrestuar nga policia që kanë njoftuar se gjatë kohës së arratisjes kishte qenë në McDonald’s në Wallmart.

Heroi i masakrës në Florida: Mori disa plumba nga sulmuesi, duke i mbrojtur me trupin e tij nxënësit (Video)
Lexo po ashtu Heroi i masakrës në Florida: Mori disa plumba nga sulmuesi, duke i mbrojtur me trupin e tij nxënësit (Video)

Në ndërkohë kanë filluar të shfaqen informata të reja për Cruzin, në mesin e të cilave është fakti se kishte blerë pushkën automatike rrugëve legale, dhe se në rrjetet sociale kishte publikuar dhe ndoshta paralajmëruar sulmin, gjë që ka shtyrë FBI-në qysh nga viti i kaluar ta hetojë.

FBI ka pranuar se në shtator të vitit të kaluar kishte pranuar një porosi rrëqethëse, që ishte publikuar në internet ku thuhej: “Do të jem vrasës profesionist në shkollë”.

Ky koment ishte shkruar nga një autor me emrin Nicolas Cruz por që ishte publikuar në një kanal të huaj në YouTube, kurse tani besohet se atë e kishte bërë i dyshuari kryesor për sulmin në shkollë.

Brenda klasës së mbushur me gjak, ku të mbijetuarit e masakrës ecnin pranë trupave të pajetë të shokëve (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Brenda klasës së mbushur me gjak, ku të mbijetuarit e masakrës ecnin pranë trupave të pajetë të shokëve (Foto/Video, +18)

“Megjithatë, agjentët e FBI-së, asokohe nuk kishin informacione që do ta zbulonin “me kohë” lokacionin dhe identitetin e vërtetë që kishte publikuar këtë mesazh”, ka deklaruar para gazetarëve agjenti special Robert Lasky nga Jacksonville.

YouTube menjëherë kishte hequr këtë mesazh rrëqethës, kurse FBI kishte hequr dorë nga hetimet e mëtejshme.

Në sulmin e përgjakshëm janë vrarë 17 persona dhe 15 tjerë janë plagosur, kurse BBC raporton se në mesin e viktimave deri më tani janë identifikuar 12 nxënës që ishin të moshave nga 14 deri në 18 vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Kalo në kategori