LAJMI I FUNDIT:

Të huajt shpenzuan 1.5 miliard dollarë në Kampionatin Botëror në Rusi

Të huajt shpenzuan 1.5 miliard dollarë në Kampionatin Botëror në Rusi

Sipas një hulumtimi të bërë nga banka ruse “Sberbank”, thuhet se të huajt kanë shpenzuar rreth 1.5 miliard dollarë në Rusi gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Hulumtimi gjithashtu thotë se në Kampionatin e Konfederatave të luajtur në vitin 2017 të huajt kishin shpenzuar 700 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.


Numri i turistëve të huaj në qytetet ku janë luajtur ndeshjet e Botërorit 2018 Moskë, Shën Petersburg, Soçi, Yekaterinburg, Saransk, Rostov, Kazan, Kaliningrad, Samara, Volgagrad dhe Nizhni Novgorod ka shënuar rritje prej 15 për qind, ndërsa i atyre vendas 20 deri në 25 për qind.

Në hulumtim nuk marrin pjesë biletat dhe shpenzimet në hotelet që kanë qëndruar në periudhën në fjalë. /Telegrafi/