LAJMI I FUNDIT:

Të helmuar dhe pa përkujdesje, presin kompensim nga OKB-ja (Video)

Të helmuar dhe pa përkujdesje, presin kompensim nga OKB-ja (Video)

Hashime Avdi, një grua e komunitetit rom, që ka jetuar për më shumë se 10 vjet në njërin nga tre kampet e kontaminuara nga mbetjet industriale në pjesën veriore të Kosovës, ka katër vajza, të cilat thotë janë të prekura me helmim nga plumbi në gjak.

“Prej viti 2007 e deri tash me plumb (në gjak) i kam fëmijët. I kam katër vajza të prekur me plumb në gjak, por fëmijët e tjerë të mëdhenj nuk m’i kanë marrë për t’i testuar. Me siguri se edhe këta të tjerët e kanë, por nuk janë testuar. Jemi kontrolluar edhe në pjesën veriore”, tha Avdi.


Mbi 100 familje, kryesisht të komunitetit rom, të zhvendosura nga kampet në pjesën veriore të Kosovës, në një lagje në jug të Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare, edhe më shumë se një dekadë pas, vazhdojnë të ndjejnë pasojat e helmimit nga mbetjet industriale.

Zekeria Latifi, 24-vjeçar, thotë se në kampin ‘Zhitkoc’ në veri të Kosovës kanë jetuar në kushtet të rënda dhe aty thotë se janë helmuar me mbetje toksike.

“Kam problem me veshkë, bajamet, i gjithë trupi dhemb. Në momenti që ha bukë nuk me zë gjumi natën. Unë kam pas terapi por nuk ka pasur buxhet më as UNICEF-i dhe më nuk kanë ardhur. Terapinë e kemi përdorur 3-4 vjet ne veri të Kosovës”, tha Latifi.

Mbi 600 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas u shpërngulën në veri të Kosovës në vitin 1999, duke u vendosur në kampet e administruara nga misioni i OKB-së në Kosovë: “Osterode”, “Çesmin Llug” e “Zhitkoc”, në afërsi të Kombinatit metalurgjik Trepça, në zonat e ndotura me mbetje industriale.

Organizatat ndërkombëtare dhe ato të të drejtave të njeriut tërhoqën vërejtjen për nivelin e lartë të helmimit me mbetjet industriale dhe kërkuan mbylljen e menjëhershme të kampeve.

Kampi i fundit, përfundimisht, u mbyll në vitin 2012 dhe pjesa më e madhe e banorëve u vendosën në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës.

Pak kohë më vonë një Panel Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut në Kosovë tha se Kombet e Bashkuara duhet të kompensojnë pjesëtarët e komunitetit rom që kishin qëndruar në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999.

Megjithëkëtë, Organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, duke iu referuar një raportimi të gazetës Times, tha se një zyre ligjore e OKB-së ‘ka rekomanduar që të mos pranojë përgjegjësinë dhe të mos paguajë kompensimet për qindra familje të pakicave që kanë jetuar në kampe”.

Por, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, administrata e UNMIK-ut në Kosovë tha se “po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga OKB-ja për të adresuar punën e Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut. Këto përpjekje janë ndërmarrë në bashkërendim me të gjitha zyrat relevante të selisë së OKB-së dhe me UNMIK-un”, tha zyra për Media e UNMIK-ut në Kosovë.

Për ish banorët e kampeve vendimi është i papranueshëm. Latif Masurica, ish-banor i kampit “Çesmin Llug”, e quan qëndrimin e OKB-së të “turpshëm”.

“Ata vet e kanë thënë edhe vet na kanë strehuar në ato kampe. Si kanë mundur… dhe e kanë ditur se ai vend është i rrezikshëm për jetën e fëmijëve dhe lëre më për ne [të rriturit]. Për fund nuk kam çka të them se marre ka qenë edhe për BE-në…se vendet kanë qenë të kontaminuara e vet ata neve na kanë sëmurë. Na kanë parë një popullatë që jemi si minoritet i vogël dhe nuk u ka interesuar”, tha Masurica.

Sidoqoftë vendimi i OKB-së për ish-banorët e kampeve në veri të Kosovës, mund të merret së shpejti, por shërimi i tyre që, siç thonë ata vetë është ndërprerë prej vitesh, duket të jetë çështja më problematike. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori