LAJMI I FUNDIT:

Të gjuash topin me kokë nuk është ide e mirë…të paktën për shëndetin e trurit tënd!

Të gjuash topin me kokë nuk është ide e mirë…të paktën për shëndetin e trurit tënd!

Të gjuash një top futbolli me kokë mund të ndikojë në funksionin e trurit të lojtarit dhe kujtesës së tij për 24 orë, ka zbuluar një studim i fundit.

Hulumtuesit thanë se ata kishin identifikuar “ndryshime të vogla por domethënëse në funksionin e trurit” pasi lojtarët e godasin topin 20 herë.


Performanca e kujtesës është ulur deri në 41-67% pas një rutine praktike të goditjes së topit me kokë.

Sipas studiuesve ky efekt zgjat plot 24 orë. Studimi i Universitetit Stirling u publikua në revistën EBioMedicine.Brazil

Shen's #20, Sarah Bassett heads ball past Nisky's #15, Schuyler Archambault, left, during girl's soccer semi-finals at Stillwater High School Friday afternoon November 6, 2009.  (John Carl D'Annibale / Times Union)

Hulumtuesit e provuan këtë duke stimuluar fuqinë e goditjes së topit nga korneri, ku zakonisht topi pritet me kokë, dhe i kërkuan futbollistëve ta godisnin topin 20 herë.

Funksioni i trurit të lojtarëve dhe kujtesa u testuan përpara dhe pas ushtrimeve.

Universiteti tha se do të studiohej më shumë në lidhje me këtë çështje për të verifikuar nëse ndryshimet në tru ishin të përkohshme apo afatgjata, dhe cilat janë pasojat në shëndetin e trurit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori